TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është vendosur në pranga me urdhër të SPAK mëngjesin e sotëm (4 Korrik).
Në foton e mësipërme shihet momenti kur Ilir Beqaj shoqërohet me pranga në duar nga policia.
Raportohet se në pranga janë vendosur gjithashtu edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është, Ermal Kurtulaj, njeriu i besuar i ish-ministrit dhe njëkohësisht nën hetim pasuror nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.
Ilir Beqaj mësohet se është arrestuar me urdhër të SPAK mëngjesin e sotëm, së bashku dy persona të lidhur ngushtë me të.
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqaj, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për një informacion më të plotë, SPAK do të vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, informoi Prokuroria e Posaçme.