AKTUALITET, 27 Janar 2025, 13:12

“Më kërkonte të prostituoja”! Flet për herë të parë motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt

“Më kërkonte të prostituoja”! Flet për herë

“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.

Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të.

Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.

Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet.

Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërgjuar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem. Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte.

Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja”.