AKTUALITET, 22 Janar 2025, 13:35

"Më kanë vrarë 300 kokë bagëti"/ Protestonte prej 2 muajsh para SPAK dhe kërkonte takim me Dumanin, qytetari shoqërohet nga policia

"Më kanë vrarë 300 kokë bagëti"/ Protestonte

Një person, i cili qëndronte përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme dhe kërkonte takim me Altin Dumanin, është shoqëruar nga policia ditën e sotme.

Mësohet se personi në fjalë, protestonte prej rreth dy muajsh përpara Prokurorisë dhe kërkonte vazhdimisht takimin me kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin.

Qytetari i ndaluar, pretendon se grupet kriminale i kanë vrarë 300 kokë bagëti. Ai kërkonte takim me Dumanin me qëllim që SPAK të hetonte grupin kriminal. 

Ndërkohë, sot, ndryshe nga herët e tjera, mësohet se qytetari kishte marrë me vete dy bagëti të ngordhura dhe protestonte me to në duar. Ndërkaq, teksa ai protestonte është ndaluar nga policia.