TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama ka takuar disa banorë të Vorës, që i quan “demokratët e konvertuar në socialistë”. Rama ka publikuar një videomesazh teksa bashkëbisedon me ta dhe shkruan: “VORA e demokratëve t’socializum”.
DIALOGU
“Jemi në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tiranës, ku të gjitha shtëpitë u dhanë dhe u morën falas si pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti dhe që shumica nuk besonin se do të shikonin më derë shtëpie tamam siç meriton emri shtëpi. Më kanë mësyrë deri më tani demokratët e socializuar që nga Mandi këtu. Çfarë na ke pas bërë o Zot”, tha Rama.
“Hë më mo se s’kam bërë ndonjë gjë, ja ku erdhe e more tani të gjithë komplet. Na PD u bëra PS, edhe me kartë të re”, thotë një prej qytetarëve.
“Puna tregon vetë, kush punon, ai që punon merr votën dhe ecën përpara”, shtoi qytetari tjetër.
“Si the që dukesha i rëndë nga TV?”, i përgjigjet Rama.
“Po në aparencë kështu dukesh, por jo”, shtoi ai.
Më pas kreu i qeverisë bashkëbisedon me një tjetër qytetar ish-demokrat.
“Po dëgjoje popullin kur thotë djalli nuk është aq i zi sa duket, ja dhe ky demokrati tjetër”, thotë Rama.
“Jam ish-demokrat, kam 3 vite që jam kthyer në krahun e PS, Jam i pari që nuk e kam besuar që Vora do të rregullohej”, shprehet qytetari.
“Na keni sharë shumë”, i drejtohet Rama. “Kemi sharë, por…”- përfundon qytetari.