AKTUALITET, 13 Shkurt 2025, 22:24

“Më erdhën aludime për gjëra intime...”/ Andi Bushati kundër SPAK: Dosja Veliaj, mjaft e dobët!

“Më erdhën aludime për gjëra intime...”/ Andi

Gazetari Andi Bushati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV  se dosja për të cilën kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim është mjaft e dobët, ndërkohë që tha se erdhën edhe aludime për çështje intime nga hetimet...

Pjesë nga biseda

Andi Bushati: Kjo është më e dobët se dosja Berisha dhe dosja Meta. Kjo nuk është dosja e Erion Velisë, është dosja e Ajola Xoxës. Në faqen 242 pyetet Erion Veliaj dhe i thonë e njeh ti “Harabelin”, “Bylë”-n, Driand Zenelin? Ai thotë nuk i njoh, nuk e di. Unë kam 12 vjet që nuk i besoj Erion Veliajt, nuk i kam besuar asnjëherë. Po hetojmë Ajola Xoxën, ndërkohë që funksionari publik është Erion Veliaj. Kjo tregon që ka abuzuar Ajola me tangat, me sutjenat, me këpucët, me bizhuteritë. Por ka ndonjë kostum të shtrenjtë Erion Veliaj, ka ndonjë blerje vote Erion Veliaj?

Pano Soko: Këto para Ajola i mori se ishte juriste e mirë, se kishte një zyrë konsulence?

Andi Bushati: Ne e dimë si merren lekët dhe e dimë se në këtë vend gruaja e numrit dy të vendit mund të hyjë në çdo zyrë dhe të marrë sa lekë të dojë. Edhe vëllai dhe djali i kryeministrit mund të trokasin në çdo zyrë dhe të marrin para sa të duan. Nuk është kjo çështja. Nuk ka diskutim se kjo dosje e ka njollosur Erion Veliajn, në mënyrën më të rëndë të mundshme, siç dosja Partizani e dhëndrrit e ka njollosur Berishën. Problem është kemi fakte të dukshme të korrupsionit të zyrtarëve të lartë apo duam t’i njollosim? Që kur SPAK nxorri atë njoftimin e 800 milionëshit dhe kur më erdhën në Whatsapp aludime intime prokurorësh, se prokurorët s’mund të hyjnë në krevat... 

Ylli Rakipi: Ke parë prokuror që të goditet në atë mënyrë? Nuk i është lënë gjë pa thënë Olsit, prokurorit.