AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 18:43

“Më duket sikur flas me veten”/ Braçe kërkon pranin e ministrit të Bujqësisë në Kuvend: Nuk e gjej, dua t’i shpreh shqetësimet nga ‘Java e Gjelbërt’

“Më duket sikur flas me veten”/ Braçe kërkon pranin

Socialisti Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të pranishëm në seancë duhet të jenë edhe ministrat, që deputetët të kenë mundësinë t’i shprehin shqetësimet e tyre kur kthehen nga ‘Java e Gjelbërt’.

“Unë jam fajtori gjithmonë, s’ka asnjë problem. Tani, me thënë të drejtën, këto seanca janë bërë që të gjithë deputetët që vijnë këtu nga Java e Ghelbërt dhe ngrenë shqetësimet e tyre në prani të ministrave. Pa praninë e tyre, më duket sikur do të flasim me veten.

Unë e kërkoj shumë ministrin e Bujqësisë, por nuk e gjej. Cili është shqetësimi? Të hënën e kaluar, unë dhe disa bujq, i çuam shkresë zyrtare nga Kuvendi në drejtim të drejtorisë së AKU-së, sollëm në vëmendje faktin që prej muajsh në treg po shitet ure me përqindje azoti shumë më të ulët se ajo e lejuara. Është një fertilizant i domosdoshëm për drithërat.

Nuk kam marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Këto dua t’i them edhe ministrit edhe drejtuesit të AKU-së”,u shpreh deputeti Braçe.