AKTUALITET, 28 Janar 2025, 13:41

Më 8 shkurt/ Berisha njofton protestën e radhës: Do jetë më e fuqishmja, mosbindja civile rruga e vetme kundër kësaj qeverie

Më 8 shkurt/ Berisha njofton protestën e radhës: Do jetë

Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës kombëtare. Kreu i PD ka bërë me dije se protesta do të jetë më 8 shkurt.

“PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugë të vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie më datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria, ditën e shtunë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelesh që nuk njohin asnjë normë që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë”, tha Berisha.