TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar urdhrin e presidentit Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se qëndrimet e SHBA-ve janë ekonomike për të detyruar shtetet e tjera që të blejnë karburantet në Amerikë.
“Ka dalë edhe video e dhomës së sigurisë për bisedën për intervenimin në Iran. Aktorët aty kanë patur dallime serioze për intervenim. I vetmi që ka qenë për rrëzimin e regjimit ka qenë Rubio. Izolacionisti që mori pjesë në biseda, ka qenë kundër ndërhyrjes, JD Vance. Edhe gjenerali ka qenë kundër, pasi ka thënë se ka harxhim të jashtëzakonshëm të municionit. Përtej kësaj, konsideroj se është çështje ekonomike, më shumë sesa çështje e pushtimit.
Në atë mbledhje të sigurisë kombëtare, nuk thuhet për ndryshim të regjiimit, përveç Rubios, por thuhet interesat ekonomike të SHBA janë të përqendruara atje dhe do të gjejmë mënyrën se si shtete të tjera, sidomos Kina të mos kenë akses.
Kanali i Hormuzit duhet të jetë i lirë për të gjithë vendet, pasi këto janë marrëveshjet ndërkombëtare. Kemi një deklarim të Izraelit që thotë se duhet të ndryshohet rruga dhe ky kanal është bërë pengesë.
Kemi një qëndrim amerikan krejtësisht të pastër ekonomik, gati të habitshëm të thuhet publikisht, se ky kanal do të mbyllet, ja ku keni hidrokarburet në Amerikë”- u shpreh Haxhiu.