AKTUALITET, 30 Prill 2024, 19:33

Mbyllet protesta para bashkisë! Çfarë ndodhi në tre orë tubim

Mbyllet protesta para bashkisë! Çfarë ndodhi në tre

Për tre orë opozita dhe qytetarët kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë.

Protesta është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve, por nuk janë lejuar.

Qytetarët kanë hequr gardhin mbrojtës metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë protesta e radhës është njoftuar të martën e ardhshme para bashkisë në orën 11:00.