AKTUALITET, 30 Janar 2023, 13:32

Mbyllet Gjykata e Apelit në Gjirokastër/ Nga nesër seancat gjyqësore zhvendosen në Tiranë

Mbyllet Gjykata e Apelit në Gjirokastër/ Nga nesër seancat

Ditën e nesërme, më 31 janar 2023, do të mbyllet nga funksioni Gjykata e Apelit në Gjirokastër ndërkohe që burime nga kjo Gjykatë bëjnë të ditur se pas kësaj date e në vazhdim çdo gjë do të funksionojë normalisht përveç seancave gjyqësore.

Pra administrata dhe dorëzimet e dosjeve për apelim do të funksionojë normalisht pranë kësaj gjykate.

Ndërkohë që seancat e lëna përgjysmë do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë për tu shqyrtuar nga të njëjtët gjyqtarë. Sipas informacioneve zyrtare, numri i dosjeve që do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë është 600, të mbledhura nga Gjykatat e Faktit në Gjirokastër, Përmet e Sarandë.

Ndërkohë që ky numër parashikohet më i lartë po të merret në konsideratë edhe numri i dosjeve të mbajtura nga tre gjykatat e rretheve të cilat nuk i kanë transferuar deri më tani dosjet pikërisht për shkak të ristrukturimit.