TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet nga përfundimi i punimeve për argjinaturën që do të mbrojë zonën nga prurjet e lumit Drin.
Rama shkruan se argjinatura e ndërtuar, zgjidh përfundimisht rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vutakanë.
“Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi, duke ua lehtësuar jetën dhjetra banorëve gjatë periudhës së dimrit”– shkruan kryeministri.