TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar protestën e 7 korrikut të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Ai u shpreh se ndjen keqardhje të madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA-të, për korrupsion të nivelit të lartë.
Taulant Balla: “Historia e protestës u bë qesharake, një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh dhe thotë tani ndryshimi i kursit. I kujt? I tyre? Është punë e tyre, keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA-të, në vendin më pro amerikanë në Evropë, se jemi dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve me Amerikën, në krye të PD-së është një non grata për korrupsion i nivelit të lartë dhe do e quaja minim të demokracisë dhe kjo është një çështje që pyesni ata, jo ne”, tha ai.
Berisha e ke ka përmendur Alibeajn si bashkëpunëtorin tuaj?
Taulant Balla: Alibeaj është me origjinë nga Fieri, nuk komentoj fierakët, i dua shumë fierakët dhe nuk i komentoj, Nuk i përgjigjem dot pyetjes suaj, sa herë ma përmend mua Saliu emrin aq të mirë e paça.