AKTUALITET, 26 Prill 2024, 12:35

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës zhvillohet në lokalin e një karburanti, shmangen këshilltarët e opozitës

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës zhvillohet në

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Himarës po zhvillohet në një ambjent jo të zakonshëm për këto takime, pasi vendi i zgjedhur është një karburant në Vranisht.

Kryetari i Këshillit, Dhimitër Kapaj ka dashur të kalojë i qetë mbledhjen në lokalin e karburantit, duke shmangur kështu këshilltarët e opozitës dhe mbledhjen e mbështetësve të PD, PBDNJ, dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. 

Planet e Kapajt nuk kanë shkuar si duhet pasi rreth 40 persona janë mbledhur jashtë ambienteve të lokalit të karburantit. Sipas rapoortimeve të këtyre personave, në mbledhjen "sekrete" pritej të miratohej vendim për pastrimin dhe ujin.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës zhvillohet në
Pamje nga mbledhja