TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

28-vjeçari Xhulio Salaj, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse në Tepelenë, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi në kasollën ngjitur me banesën ku jetonte babai i Xhuljo Salaj.
Sipas burimeve brenda spitalit aktualisht i riu ndodhet në observim në gjendje stabël, për shkak të plagëve të shumta kryesishtë në pjesën e fytyrës, dhe në gjymtyrë. Pritet të mbërrij edhe 34-vjeçari Lisien Shehu, i cili po ashtu mbeti i lënduar nga ky shpërthim.
Dy të rinjtë fillimisht morën trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës, dhe më pas u transportun për mjekim më të specializuar në kryeqytet.