AKTUALITET, 24 Prill 2026, 10:42

Mbështetja/ Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë. Dieta ushqimore shkon në 5000 lekë në ditë

Mbështetja/ Qeveria rrit shpërblimet për sportistët

Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra.

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë.

“Dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë.”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Mbështetja rritet sipas tij me 75% nga 40% që ishte.

“Rritet me 25 % që ishte për shpërblimet e trajnerëve. 45% trajtimi ushqimor ditor.

Shkon në 5 mijë lekë të reja mbështetja në ditë. Ofrojmë një mbështetje më të madhe, një mbështetje më të drejtë për të pasur një motivim më të madh, për të motivuar sportistë elitarë për rezultate më të larta. Kemi një rritje deri në 65 % për stile të veçanta.”, vazhdoi më tej ministri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se ky vendim nis nga prilli 2006 dhe garanton shpërblim më të drejtë.

“Rritet në 70% të masës së shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë, që shkon në 5000 lekë të reja”, tha Gonxhja në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Shpërblimet rriten edhe për peshëngritjen. “Do të kemi rritje deri në 65% për stile të veçanta dhe rritje deri në 100% për rezultatin përfundimtar”, tha Gonxhja.

Gjithashtu është rritur deri në 200% shpërblimi për disa kategori rezultatesh deri në kampionate europiane, ndërsa do të ketë rritje 100% për kategoritë e sporteve në Lojërat Olimpike dhe Kampionate Botërore.

Gonxhja gjithashtu njoftoi se me rastin e Ditës së Europës, më 9 maj, në Tiranë do të zhvillohet një koncert ku orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar do ta drejtojë Andrea Morricone, i biri i kompozitorit të madh italian Ennio Morricone. Koncerti do të zhvillohet në Sheshin Italia.