TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, me fokus me forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Gjermani në funksion të procesit të integrimit europian.
Në takim u nënvizua edhe rëndësia e vijimësisë së procesit të zgjerimit si një investim i pazëvendësueshëm, si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë BE.
“Në këtë kuadër, folëm për një agjendë shumë konkrete për vijimësinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, me një ritëm edhe më të përshpejtuar”, deklaroi Spiropali.
Mbështetja e Gjermanisë, sipas saj, ka qenë dhe do të mbetet vendimtare në avancimin e reformave strukturore, forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në jetësimin e objektivit për mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.
“Partneriteti me Gjermaninë e forcon këtë perspektivë dhe e bën më të prekshëm objektivin e përbashkët: Shqipërinë anëtare të Unionit, dhe familjen europiane edhe më të fortë e më të sigurtë”, theksoi Ministrja e Jashtme.