TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.
Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja
Brenda banesës kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.
Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin ishte në një lidhje 21-vjeçarja S. Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.
Mesditën e së entjes, 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë. Kur ajo është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja duke bërtitur e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.
Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar.
Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici.
Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të 21-vjeçares, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me të bijën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën.
Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat (3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) si edhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë.
Madje 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. Dy vajzat e tjera të identifikuar tashmë janë pyetur nga policia.