AKTUALITET, 25 Prill 2024, 14:18

Mazhoranca largohet nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, Vokshi: Duan të bllokojnë hetimet

Mazhoranca largohet nga mbledhja e Komisionit për

Pas një pushimi prej disa minutash në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, anëtarët e mazhorancës kanë bojkotuar mbledhjen dhe nuk janë rikthyer sërish në sallë. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se qëllimi i vetëm i mazhorancës është bllokimi i hetimeve, pasi sipas saj kanë konflikte interesi. 

Vokshi tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën e 30 qershorit ku rendi i ditës do të jetë sërish i njëjtë, pra pritet të miratohet plani hetimor dhe dërgimi i kërkesës për informacion tek institucionet. Që në nisje mbledhja e sotme është shoqëruar vazhdimisht me debate. 

Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita kërkonte të miratojë së pari kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.