AKTUALITET, 12 Janar 2026, 12:52

Matura Shtetërore 2026, Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve

Matura Shtetërore 2026, Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimit të Maturës Shtetërore 2026. Maturantët do të testojnë dijet e tyre në provime, për t’i hapur rrugë më pas studimeve të larta. Sipas njoftimit të ministrisë provimi i gjuhës së huaj do të jetë më 2 qershor, më 9 qershor i gjuhës shqipe, kurse provimi i matematikës do të jetë më 16 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 23 qershor. 

2 qershor ·  Provimi i gjuhës së huaj 

9 qershor ·  Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë 

16 qershor ·  Provimi i matematikës 

23 qershor · Provimi me zgjedhje 

Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.