TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bater e Madhe, në njësinë administrative Komsi Mat.
Dy vëllezër, A. Hysa dhe K. Hysa, janë goditur me thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.
Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit.
Mësohet se, ata do të nisen me urgjencë drejt Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë, ndërsa tjetri me ambulancë.
Grupi hetimor dhe prokurori janë nisur drejt vendngjarjes, për të hetuar lidhur me detajet.