TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj të moshës 25 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia në Tiranës, pasi akuzohen se kanë inskenuar një aksident për të përfituar dëmshpërblim.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.
Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.
Materialet i kaluan Prokurorisë.