AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 14:46

Masë sigurie edhe për bashkëshorten e Veliajt, “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën

Masë sigurie edhe për bashkëshorten e Veliajt, “arrest

Masa sigurie për çiftin Veliaj.

Me urdhër të SPAK, GJKKO ka firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ është firmosur ndaj Xoxës. Masa për ta është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.