TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur këtë të premte në ambientet e Kryeministrisë, në kuadër të koordinimit të planit të masave për protestën e paralajmëruar nga opozita.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili parashikon angazhimin e forcave të shumta policore në pikat kyçe të kryeqytetit, veçanërisht pranë institucioneve kryesore shtetërore.
Ndërkohë, bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 efektivë policie.
Po ashtu, prej orës 15:00 rrugët rreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës.
Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Ukraina e Lirë”, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”