AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 21:48

Masakroi partneren derisa i vrau fëmijën në bark, skandal në polici dhe prokurori

Masakroi partneren derisa i vrau fëmijën në bark, skandal në

23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkon me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftojnë policinë, që merr dhe denoncimin.

Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjeç u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Bllatës.

Sipas mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën për të shpëtuar të renë.

Vajza: Dua arsyen e vdekjes së fëmijës!

Gjinekologu: Këtë gjë ta jep Mjekësia Ligjore…

Vajza: Po po, por ti do e shkruash arsyen, se pse vdiq. Ti e di më mirë. Aborti pse u bë?

Gjinekologu: Aborti, nga dhuna…

Vajza: Nga dhuna.

Gjinekologu: Po nga trauma, që ke kaluar, ajo ka shkaktuar hematomën, ka filluar hemorragjia…

Vajza: S’po e kuptoj…

Gjinekologu: Nga trauma, që të është shkaktuar ty.

Vajza: Nga dhuna, që më është bërë?

Gjinekologu: Po pra, trauma quhet në gjuhën mjekësor