TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta masive në kryeqytet ka marrë një tjetër dimension. Pasi mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mijëra protestues kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke mbërritur tashmë përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.
Turma e revoltuar ka shpërthyer brohoritje: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”, duke e kthyer godinën e Kuvendit në një tjetër simbol të pakënaqësisë së tyre.
Ndalimi përpara Parlamentit shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë politik nga qytetarët. Pas akteve simbolike të ditëve të mëparshme, ku kërkuan ndëshkimin e figurave politike pa dallim partie, protestuesit kanë drejtuar tashmë zemërimin e tyre ndaj institucionit ku miratohen ligjet dhe merren vendimet që prekin jetën e shqiptarëve.