AKTUALITET, 29 Mars 2026, 12:43

Manjani, ironi me panoramën politike: Elisa ka bërë zhurmë në orën e mësimit, Pilinçi merr qeverinë. Salianji, në vetadministrim, Lapaj me leje, naftës iu bë nafta

Manjani, ironi me panoramën politike: Elisa ka bërë zhurmë

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zgjedhur ironinë për të komentuar zhvillimet politike të fundjavës, duke e krahasuar skenën politike me një “orë mësimi” ku një zhurmë e vogël kthehet në krizë të madhe.

Në një status me tone satirike, ai tallet me retorikën e përditshme politike, skenarët për “rrëzim qeverie” dhe titujt bombastikë që shpesh prodhon debati publik.

Postimi i Ylli Manjanit:

Panoramë politike në weekend.
*****
Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit dmth.
-Mos qesh!
-Urdho?!
-Kërko falje!
-Do të nxjerr jashtë!
Hahahahahahahahahahahaha

Me këtë zhurmë në orën e mësimit plasi në PS, dmth. Do bjerë qeveria. Iku. Atë që se bëro Sajmiri, Iliri, Arbeni, Erioni, Belinda etj, e bëri Elisa me zhurmën në orën e mësimit...

Tani fillojnë bisedimet për qeveri teknike. Pëllump Pilinçi gati të marrë qeverinë tranzitore. Evi do marrë PD. Salianji në vetadministrim.

Rama dhe Berisha do ulin numrin e deputetëve nga inati i Elisës. Qorri sherr me Shehjan. Lapaj me leje të zakonshme. Të ulet numri i deputetëve!

Mediat gati titujt bombastikë. Muhamedi shpallet burim ekskluziv lajmi.
SPAK dhe Klodiana thellojnë hetimet për Belindën te telefonat e dynjasë.
Naftës iu bë nafta.
Hajt njat'jeta!
Të dielë të mbarë!