AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 15:27

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Ministrja u fsheh pas avokatit, çështjen do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Ministrja u fsheh pas avokatit,

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mbledh sot për të diskutuar rreth mandatit të deputetes për ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Megjithatë Xhaçka pa preferuar të paraqitet në Këshill përmes avokatit të saj Genc Çefligu, e për pasojë nuk është paraqitur në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në lidhje me këtë deputeti demokrat Gazmend Bardhi tha se Xhaçkën se po fshihet pas avokatit të saj dhe se Partia Socialiste po zvarrit kërkesën e PD-së deri në seancën e fundit të sesionit parlamentar me qëllim që të hiqet nga vëmendja e opinionit publik.

“Cili nga qytetarët shqiptarë i palidhur me ministren Xhaçka ka pasur mundësinë të përfitojë 8 mijë metra katrorë menjë çmim qesharak 3 lekë dhe të konsiderohej si veprimtari jofitimprurëse. Ministrja ka pranuar se bashkëshorti i saj ka përfituar nga pasuri publike, me firmë të Ramës.

Dua të përsëris se janë dy vendime të kom të institucioni strategjik dhe këshillit të ministrave që i kanë lejuar Xhaçkës të përdorë vijën bregdetare dhe të shtrojë veprimtari fitimprurëse.

Neni 27 i ligjit i ndalon ministrit apo bashkëshortin që të nuk mund të zotërojë aksione në një shoqëri tregtare pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së tij. Nëse bashkëshortit vendos të ushtrojë veprimtare publike, duhet të heqë dorë ministrja nga funksioni publik.

E gjithë kjo që keni parë, zvarritja e kësaj kërkese kanë qëllim që kjo çështje t’i nënshtrohet apo të jetë në rend dite ne seancën e fundit plenare sepse mendojnë se përfundon sesioni parë dhe Olta bashkë me bashkëshortin dhe qeveria do shkojnë me pushim, ndoshta në resortin ku ministrja planifikon të investojë 5.54 milionë euro dhe shqiptarët të harrojnë që duke shfrytëzuar pozicionin publik ministrja i ka dhënë bashkëshortit 8 mijë metër katrorë pronë publike në jug të vendit“, tha Bardhi.