TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zgjedhur të përfaqësohet në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve me avokatin e saj. Në mbledhje po diskutohet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Në këshill është dorëzuar një mocion për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Avokati i Xhaçkës ka sqaruar se në rastin në fjalë, Kushtetuesja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje. Sipas tij, GJK vendoset në lëvizje vetëm kur ka dyshime se Xhaçka ka përfituar drejtpërdrejtë pasuri përmes shtetit ose pushtetit vendor.
Avokati: Kuvendi bën verifikimin përmes Këshillin e Mandavete për deputetin. Verifikohet momenti i marrjes së mandatit të deputetit, verifikohen dokumentacionet e paraqitura si dhe procedurat e ndjekura. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet GJK kur pretendohet për papajtuesmëri të mandatit kur shihet një shkelje.
Pra kur deputeti kryen veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor dhe përfiton pasuri. Vetëm në këtë rast parashikohet të vendoset në lëvizje Gjykata Kushtetuese. E drejta e Kuvendsit për të kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë, nuk është e palimituar.
Deputeti nuk duhet të ushtrojë veprimtari përfituese. Që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit të deputetit, duhet që deputeti të ushtrojë vetë veprimtarinë përfituese, dhe jo përmes personave pranë tij. Rastet e parashikuara nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas provave, rezulton se deputetja Olta Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri shtetërore.