AKTUALITET, 22 Prill 2024, 14:06

Manastirliu: Nisin aplikimet për formularët A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore

Manastirliu: Nisin aplikimet për formularët A1 dhe A1Z për

Rihapen ditën e sotme aplikimet për “Matura Shtetërore 2024” për formularët A1 dhe A1Z për kandidatët e këtij viti.

Lajmi jepet nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se aplikimet do të kryhen nga data 22 prill-28 prill, nga ora 08:00-16:00.

Ministrja bën të ditur se ky do të jetë raundi i fundit me aplikime dhe modifikime të formularëve A1/A1Z, përpara zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2024, sesioni i parë.

Hapat e procedurës

-Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

-Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;

-Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;

-Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;

-Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.

Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.

Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).