TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Malësinë e Madhe.
Është qëlluar në drejtim të një patrulle policia.
Efektivët kanë hequr disa kamera sigurie në Linaj të Malësisë së Madhe dhe dy persona kanë qëlluar policinë.
Disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe.
Deri tani nuk raportohet për të plagosur.