TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 23-vjeçare nga Kosova humbi jetën në një aksident trafiku në Nju Jork. Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste makinën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore. Viktima e identifikuar si Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.
Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Sipas policisë, bashkëshorti i gruas shtatzënë po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, sipas detajeve të fundit pritej që ajo të lindte një vajzë në 12 prill. Si pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj.
Sipas njoftimeve të mediave, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Bashkëshorti i saj, dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.
Reagimet në internet për ngjarjen ishin të shumta, duke e konsideruar 30-vjeçarin “turp për komunitetin shqiptar”. Një burrë që e identifikonte veten si xhaxhai i Sylmetajt tha se mbesa e tij ishte një nga katër fëmijët dhe se një nga vëllezërit e motrat e saj është një oficer policie. Autoritetet thanë se ai ishte duke ecur me shpejtësi drejt jugut dhe doli jashtë kontrollit përpara bulevardit 2545 Hyland pranë New Dorp Lane, duke goditur një "mur pengues" në vendngjarje.