AKTUALITET, 4 Maj 2024, 21:42

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Në zonën e Bërxullës, në drejtim të Rinasit, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në Lanë.

Për pasojë, drejtuesi ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.