TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i ka kërkuar që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Berisha.
“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës”, shkruan Majko.
Çfarë deklaroi Berisha dje
'Pandeli Majko duke si ashtu, por është kriminel i madh elektoral në Kukës. I regjistruar në tavolinë me regjistrues të vendosur me vendim gjykate nga shërbimi informativ kombëtar jo për Majkon por për trafikant që mblidheshin aty. Aty shkon dhe zoti Pandeli, dosja është tek ata por edhe tek unë. Shkon Pandeliu me Alban Çelën dhe drejtorin e OSHE së Kukësit, ti i thotë drejtori në Has të kërkoj shtyllat centrifugale.
Do i marrësh në një kompani buzë Erzenit. Do faturohen 800 mijë euro, 300 mijë do i dërgohen Tropojë për të blerë vota, 200 mijë në Durrës, tjerat në Kukës. Oficeri i cili ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët habitet. Në bisedë aty përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, se Miftar Dautin nuk e mundin dot. Ky oficer, njeri i ligjit e merr regjistrimin përgatit dosjen dhe e dorëzon në SKAP.