TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Vetëvendosje që kërkonte 500 mijë vota në fushatë ka pësuar rënie rreth 10% krahasuar me rezultatin që pati në vitin 2021, duke iu referuar publikimeve të exit poll-eve sepse KQZ kishte probleme teknike me uebfaqen e saj.
Rezultatet e exit poll-eve nuk po i komenton askush nga zyrtarët e VV-së, megjithatë ministrja e Jashtme Donika Gërvalla u pa duke shkuar në zyrën e VV-së ku edhe u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e 9 shkurtit, për rezultatet ajo tha shkurt “fitorja është fantastike”.
Por, Gërvalla nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve “si i komentoni exit poll-et”, sepse hyri shpejt në selinë e partisë së VV-së, duke mos folur për mediat.