TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa janë numëruar mbi gjysma e votave, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson me me 37.50 për qind të votave, sipas KQZ.
Vijon më pas PDK me 29.80% të votave, LDK me 16.29%, AAK me 7.92%, SRPSKA LISTA me 2.28% dhe Koalicioni për Familje me 2.00%.
Edhe pse pa rezultat final disa nga mbështetësit e partisë së Albin Kurti kanë dalë para zyrave në Prishtinë për të festuar.
Megjithatë zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se do të presin deri në numërimin final të votave “në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores”.
Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon.
“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë”, ka shkruar ai ne Facebook.