AKTUALITET, 4 Qershor 2026, 12:56

Lushnje/ Aksidenti i rëndë, babë e bir përfundojnë në kanalin kullues, banorët thyejnë xhamin e Benzit dhe i shpëtojnë

Lushnje/ Aksidenti i rëndë, babë e bir përfundojnë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Krutje-Pushimi i Shoferit, ku një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbytur në një kanal kullues me ujë.

Në makinë udhëtonin babë e bir, të cilët janë nxjerrë nga banorët e zonës. Ata kanë hyrë në kanal, kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë arritur t’i shpëtojnë të dy.

Pas mbërritjes së zjarrfikëses dhe dy ambulancave, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes. Banorët thonë se në këtë zonë kanë ndodhur edhe aksidente të tjera, pasi kanali nuk ka bordurë mbrojtëse, megjithëse sipas tyre janë ankuar disa herë.

Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish.