AKTUALITET, 24 Janar 2025, 15:25

Lulzim Visha u ekzekutua 200 metra larg banesës, policia njoftim zyrtar: Brenda mjetit u gjet një armë zjarri

Lulzim Visha u ekzekutua 200 metra larg banesës, policia njoftim zyrtar:

Lulzim Visha u ekzekutua 200 metra larg banesës, policia njoftim  zyrtar për makinën e autorëve: Brenda mjetit u gjet një armë zjarri. 

Njoftimi: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.