TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse do të dëgjonit për turizmin dentar në Itali para disa vitesh, referencë ishte vetëm një vend, Kroacia.
Ndërsa sot, destinacioni më popullor për trajtimin e problemeve të dhëmbëve për italianët është Shqipëria, ndjekur më pas nga Rumania dhe Turqia. Sipas autoriteteve italiane, mbi 200 mijë italianë udhëtojnë jashtë vendit për proteza dhe implante, 50 mijë prej të cilëve vijnë vetëm në Shqipëri. Por çfarë i tërheq aq shumë italianët?
Shërbimet më të kërkuara nga italianët janë implantet, për arsye se është shërbimi që kushton më shtrenjtë në Itali. Gjatë qëndrimit të pacientëve italianë në Shqipëri, përveç ofrimit të shërbimit oral, shumë prej klinikave kryejnë edhe rezervimet e tyre në hotele, restorante, ose i drejtojnë për vizita në zonat kryesore turistike të Shqipërisë.