AKTUALITET, 13 Mars 2026, 11:24

Lufta/ Situata në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: S’kemi mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike, 2962 shqiptarë rezidentë në rajon, 17 janë evakuuar

Lufta/ Situata në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: S’kemi mbyllur

Në raportin për situatën në Lindjen e Mesme përpara Komisionit të Punëve të Jashtme, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se prej fillmit të krizës, është ngritur një Shtab i posaçëm që ka punuar pandërprerë, 24 orë në kontakt me përfaqësitë diplomatike në vendet e prekura dhe ato përreth.

“Si shume vende të tjera, në Evropë e përtej, Shqipëria është e prekur në aspektin politik e humanitar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në  rajon. Kjo edhe për faktin se në vendet e prekura nga kriza jetojnë e punojnë qytetarë shqiptarë, siguria e të cilëve mbetet prioritet madhor i Qeverisë Shqiptare dhe Shërbimit të Jashtëm në veçanti. Për këtë qëllim, që me fillimin e krizës, në Ministri është ngritur dhe ka funksionuar një shtab i posaçëm, i cili në bashkëpunim me ekipin drejtues dhe në koordinim të ngushtë e të pandërprerë me përfaqësitë tona diplomatike në rajon, ka ndjekur e vazhdon të ndjekë, në mënyrë të pandërprerë, në 24 orë, dhe me vëmendje maksimale çdo zhvillim, duke qenë në kontakt të  drejtpërdrejtë me qytetarët tanë dhe pranë kujtdo që ka nevojë për informacion, këshillim dhe asistencë si dhe me autoritetet në vendet përkatese", tha ministri.

Ministri tregoi se 17 shtetas janë evakuuar dhe se vështirësia më e madhe ka qenë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që ndodhen në Iran për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë. Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%). Të interesuar për t'u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas. Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas. Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas. Të planifikuar për t'u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas. Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë”, tha ministri Hoxha.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria s’ka mbyllur asnjë ambasadë në vendet e prekura.

“Pavarësisht nga përshkallëzimi i situatës, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë, ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë prej përfaqësive diplomatike, duke vënë në plan të parë nevojën për të ndjekur zhvillimet dhe për të asistuar shtetasit tanë atje. Jo se nuk ka patur respekt për stafet diplomatike, por sepse ka qenë e domosdoshme të kemi njerëzit tanë atje në terren, për të komunikuar e asistuar qytetarët tanë atje.”, u shpreh ai.
Ministri tha se janë regjistruar dhe kategorizuar të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë.

“Kemi bërë regjistrimin e gjithkujt që ka aplikuar për ndihmë. Ia kemi dalë në masë shumë të madhe. Kemi komunikuar në forma nga më të ndryshmet, me WhatsApp, i kemi ndarë me kategori për të pasur një pasqyrë të qartë kush është kush dhe nëse do të na duhej të merrnim masa të veçanta. Përfaqësitë tona kanë kontaktuar në mënyrë aktive qytetarët shqiptarë të regjistruar në zonat e prekura, kanë organizuar procesin e regjistrimit vullnetar, kanë ofruar në menyrë të vazhduar udhëzime për largimin nga zonat e rrezikut dhe duke koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për mundësi evakuimi. Përmes këtij koordinimi janë asistuar dhe udhëzuar qindra shtetas shqiptarë për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar individualisht ose përmes kanaleve të sigurta të transportit”, tha Hoxha.

Hoxha: 2962 shqiptarë me qëndrim të përhershëm ndodhen në Lindjen e Mesme, 17 janë evakuuar

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha deklaroi shifrat e shqiptarëve që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme që prej përshkallëzimit të luftës Hoxha tregon se 2962 shqiptarë ndodhen në rajon dhe që kanë lejen për qëndrim të përhershëm dhe 543 me qëndrim të përkohshëm.

Ministri tregoi se 17 shtetas janë evakuuar dhe se vështirësia më e madhe ka qenë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që ndodhen në Iran për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë. Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%). Të interesuar për t'u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas. Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas. Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas. Të planifikuar për t'u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas. Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.

Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, por na është dashur të gjejmë modalitet. Kemi qenë në marrëdhënie me kryqin e kuq dhe ekuivalentin e tij Gjysmëhënën e Kuqe e kuqe që t’i ofrohet ndihmë ndaj shqiptarëve dhe nxjerrin nga territori i Iranit. Kemi shkurajuar udhëtimin në këto zona”, tha Hoxha.