TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" është diskutuar për luftën në Iran dhe përshkallëzimin e ditëve të fundit.
Analistët Egon Loli, Ermir Gjinishi dhe Marlind Laçi, folën edhe për qëndrimet e vendeve të rajonit të cilat janë të ekspozuara në konflikt.
Egon Loli: Një gjë interesante që është zhvulluar është takimi në Riyad me ministrat e jashtëm të vendeve me shumicë myslimane. Deklarata në fund, i ishin referuar në mënyrë të fuqishme Iranit, duke evokuar edhe të drejtën e reagimit për vetëmbrojtje dhe Izraelit i kishin lënë nja dy fjali në fund. Nuk e di çfarë pozicioni po mbajnë sot.
Ermir Gjinishi: Tani kush është situata? SHBA-të janë në vështirësi sepse e dinë shumë mirë, u futën në luftë për të mbrojtur kauzën e Izraelit. SHBA janë vetëm. NATO nuk merr përsipër të ndërhyjë, BE nuk ndërhyn. Kallas shefja e politikës së jashtme të unionit, tha nuk është luftë e Evropës kjo. Vijnë dy zhvillime, SHBA kërkon aleancë për të mos e mbyllur vetë konfliktin. Ka bërë dy lëvizje të mëdha. Ka kërkuar Damascut të ndërhyjë me trupa në Liban. Damascu po e merr me rezervë. E dyta, Liga Arabe me vendet ismalike, doli me deklaratë të ashpër. Po shoh tendencën e Shtëpisë së Bardhë për të krijuar koalicion me vendet e rajonit. A mund të jetë koalicion frytdhënës një koalicion me vendet e rajonit?
Marlind Laçi: Radarët nuk kishin funksion për të mbrojtur vendet e Gjirit por për Izraelin. Arabët e kuptuan që garancia vlen vetëm për Izraelin. Problemi i vendeve arabe është se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë pas luftë? A do të kemi një Iran në ekspansion? Regjimet arabe, nuk e kanë të sigurtë nëse amerikanët do të largohen apo do të rrinë në mbrojtje të shteteve të tyre. Nëse Irani kalon në ekspansion, kemi rrëzim të regjimeve në këto vende.