TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Egon Loli, gazetar dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke komentuar luftën në Iran, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se pasojat politike do të jenë të rënda për partinë republikane dhe në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor, Trump mund të humbasë shumë në SHBA.
“Politikani izraelit Liberman tha se lufta do të vazhdojë, edhe po të mos duan SHBA-të. Pyetja është se kush merr vendimin për ndalimin e luftës. Reuters edhe sot fliste për një bisedë të dy ditëve para sulmeve të 28 shkurtit mes Netanjahut dhe Trumpit se kush e nisi luftën.
Edhe deklaratat e kreut të parlamentit të Iranit, që ka bërë deklarata të forta edhe gjatë protestave, do të shohim se çfarë do të luajë Irani. Ku janë deklaratat refuzuese të Iranit. Ose po ndihmën e Kinës dhe të Rusisë, ose nuk i beson Trumpit.
Trump është biznesmen dhe e bëri deklaratën për armëpushimin 5 ditor të hënën kur hapen bursat dhe kjo situatë mund të përfundojë të premten kur janë mbyllur bursat.
Trump mund të humbasë shumë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.
“The Economist” e kishte “pushkatuar” Trumpin për koston e luftës. Vetëm në ditët e para janë përdorur 5 mijë raketa. Kostoja e zëvendësimit të këtyre armatimeve shkon 20-26 miliardë dollarë për 2 javë. Kjo e bën “Epic Fury” më të shtrenjtin në histori.
Problemi është se këto armë nuk prodhohen shpejt. Këto që u përdorën ishin porositur 3 vite më parë”- tha Loli.