AKTUALITET, 23 Prill 2026, 23:15

“Shpenzimet, mbi një trilion dollarë!”/ Analisti shpjegon ç’po ndodh tani me luftën në Iran

“Shpenzimet, mbi një trilion dollarë!”/ Analisti shpjegon

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Egon Loli, duke komentuar armëpushimin, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se presidenti amerikan nuk po arrin ta përdorë çarjen mes reformatorëve dhe radikalëve në Iran.  

“Duke parë se si sillen palët vijimi aty ku ishim para armëpushimit është synimi afatshkurtër dhe afatmesëm.

Të dyja palët, edhe në rezervat e armatimeve dhe në deklarata që kanë bërë, kanë thënë se kanë një pjesë të madhe në depot e tyre të papërdorura dhe në gadishmëri. Shpenzimet në SHBA shkojnë mbi 1 trilionë dhe do të shkojnë 1.5 trilionë.

Rrotull presidentit amerikan ka jo vetëm grupe evangjelistësh, por lobi i parë është ai i armëve që vetëm fiton nga lufta. Ka kërkesë për rritjen e buxhehtit me 200 miliardë dollarë dhe prodhimit të raketave.

Nuk duhet të biem në kurthin e deklaratave se kjo do të vazhdojë me përballjen e armatosur.

Trump nuk po arrin të përdorë atë çarjen brenda Iranit mes atyre që e kanë pushtetin, Gardës Republikane dhe pjesës reformatore, që përfaqëson Iranin në bisedimet e Islamabadit.

Trump duke mos lehtësuar bllokadën vetëm po forcon pozitën e Gardës dhe dobëson reformatorët. Nëse do të donte një raund të dytë bisedimesh ai duhej të fuqizonte reformatorët dhe duke fuqizuar linjën e ashpër po shkon drejt përplasjes”- tha Loli.