AKTUALITET, 19 Janar 2026, 17:21

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit. Bardhi-Peleshit: Dorëzoja Ballukun drejtësisë!

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren

Ashtu siç edhe pritej seanca ka nisur me tensione. Deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren duke penguar vijimin e punës.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë vijuar që të qëndrojnë në foltore, ndërsa Gazment  Bardhi i bën thirrje Peleshit që të dorëzojë Ballukun para drejtësisë, pasi po e mban procedurën të bllokuar prej 2 muajsh.

Akuza në drejtim të qeverisë ka lëshuar dhe kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka vijuar fjalën e tij në foltore, duke dalë live në Facebook-un e tij.