AKTUALITET, 12 Mars 2026, 10:15

LIVE/ Nis seanca për 'Ballukun', i pranishëm edhe Rama! Bylykbashi fillon i pari. PD me pankarta në sallë, jashtë në protestë

LIVE/ Nis seanca për 'Ballukun', i pranishëm edhe Rama!

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, teksa fjalen e ka marre deputeti i PD, Bylykbashi per te lexuar raportin e grupit te PD per "Ballukun".

Kryeministri Rama ndodhet i pranishëm në seancën plenare. Sot është votimi i dy raporteve përkatëse të PS e PD lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Deputetët e PD në sallë kanë ardhur me pankarta, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga opozita.

Në sallë deri në këto momente nuk ndodhet Belinda Balluku, e cila po ashtu nuk ka paraqitur kërkesë për të mbajtur fjalë.