AKTUALITET, 28 Nëntor 2024, 10:15

VIDEO/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri Rama krah homologut Albin Kurti dhe presidentit Bajram Begaj

VIDEO/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri Rama krah homologut Albin Kurti dhe presidentit Bajram Begaj.

Shqiptarët festojnë sot Ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Vlorë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit, së bashku me kryeministrin Edi Rama, presidentin  Bajram Begaj e kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali.

Ndërsa në Tiranë për të dytin vit do të organizohet parada e shqiptarëve një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm Tashm flamujt kombëtar kanë zbukuruar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit".