AKTUALITET, 31 Janar 2025, 20:05

Lista e kandidatëve/ Zhbllokohet ngërçi për Avokatin e Popullit, më 13 shkurt votohet për pasuesin e Erinda Ballancës

Lista e kandidatëve/ Zhbllokohet ngërçi për Avokatin e

Shtatë kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post.

Pasi proçesi ngeli peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023, Kuvendi e ka vendosur t’i hedhë në votim, seancën e 13 shkurtit.

Kandidatët e kualifikuar janë:
Bledar Dervishaj,
Vitore Tusha,
Tartar Bazaj,
Besim Ndregjoni,
Dardan Mustafaj,
Edison Frangu
Erald Aga