AKTUALITET, 3 Shkurt 2025, 15:33

Lisandër Hoxha: Qeveria tallet me studentët, të sfidoj! Ja si i përgjigjet socialisti Pullazi

Lisandër Hoxha: Qeveria tallet me studentët, të sfidoj! Ja si i

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, dhe Florian Pullazi, përfaqësues i Partisë Socialiste, shkëmbyen akuza dhe kritika lidhur me kushtet për studentët dhe angazhimin e qeverisë për këtë kategori.

Pullazi u shpreh se konviktet në Qytetin Studenti ofrojnë kushte moderne. “Shikoni konviktet te Qyteti Studenti, janë me kushte moderne,” tha ai, duke theksuar përmirësimet e bëra.

Por Hoxha e kundërshtoi këtë pohim, duke akuzuar qeverinë për tallje me studentët. “Ju jeni tallur me studentët,” tha ai me një ton kritik. Hoxha e sfidoi Pullazin të organizonte një takim me studentët në njësinë 2 për të dëgjuar ankesat e tyre.

“Shikoni çfarë bëhet me studentët, të sfidoj të bësh një takim me studentët në njësinë 2,” tha Hoxha. Pullazi e pranoi sfidën, duke thënë se ishte i gatshëm të takohej kurdo. “Kur të duash,” iu përgjigj ai Hoxhës.

Pullazi: Shikoni konviktet te qyteti studenti, janë me kushte moderne

Hoxha: Ju jeni tallur me studentet

Hoxha: Shikoni çfarë bëhet me studentët, të sfidoj të bësh një takim me studentët në njësinë 2

Hoxha: Sfidë publike, merre dhe kryetarin me vete

Pullazi: Jo mo shkojmë bashkë.