AKTUALITET, 9 Janar 2025, 12:23

Liroi Berishën/ Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi, shtyhet më 23 janar seanca paraprake për ‘Sterilizimin’

Liroi Berishën/ Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi,

Shtyhet për në 23 janar seanca paraprake për sterilizimin.

Shkak ka qenë kërkesa e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.

Kërkesa erdhi pasi Ilir Beqaj dhe avokati i tij kërkuan nga gjyqtarja që të jepte arsyetimin për vendimin e ndërmjetëm të ndryshimit të akuzës së Beqajt, nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje, në shpërdorim detyre në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, me argumentin se ajo nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka treguar ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal. Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit.

Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, kërkesë që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër. Gjyqtarja, ka liruar nga arresti shtepiak kreun e PD Sali Berisha.

Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.