AKTUALITET, 4 Prill 2024, 14:17

Lirohet nga burgu Alda Klosi, do të qëndrojë në arrest shtëpie për pastrim parash

Lirohet nga burgu Alda Klosi, do të qëndrojë në arrest

Përfundon dënimin dhe lirohet nga qelia ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi.

Klosi u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj që me gjykim të shkurtuar i takonte 20 muaj. Ndërkohë pas lirimit, ish-zyrtarja do të duhet të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ për akuzën e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Kujtojmë se në banesën e Klosit u gjetën shuma të mëdha parash, por edhe bizhuterish. Ndërkohë pastruesja e saj, Rozeta Dobi akuzohet se ka vjedhur në banesën e Klosit një shumë të madhe parash, në bashkëpunim me djalin e saj.