AKTUALITET, 15 Janar 2025, 14:37

Linja e interkonjeksionit me Italinë/ Shqipëria transformohet në lider energjetik në rajon

Linja e interkonjeksionit me Italinë/ Shqipëria transformohet në

Marrëveshja trepalëshe midis Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë parashikon ndërtimin e një linje interkonjeksioni nënujore për të transportuar energjinë e prodhuar nga burime të rinovueshme nga njëra anë e detit Adriatik në tjetrën.

Vlera projektit parashikohet që të jetë rreth 1 miliardë euro dhe gjithçka parashikohet që të jetë gati brenda 3 viteve. Marrëveshja mes tre vendeve parashikon prodhimin e energjisë në Shqipëri, e cila më pas do të dërgohet në Itali nëpërmjet kabllove nëndetëse, falë përfshirjes së operatorit italian të rrjetit Terna dhe Kompanisë Kombëtare të Energjisë (Taqa) të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në marrëveshje përcaktohet se bashkëpunimin do të ketë edhe në drejtim të prodhimit të energjisë nga dielli apo asaj hibride. Po ashtu investime parashikohen edhe në drejtim të magazinimit të energjisë në rastet kur prodhimi i është i lartë. Shtimi i burimeve të energjisë  në Shqipëri ka bërë të domosdoshme ndërtimit e linjave të reja të transmetimit të energjisë. Pas përfundimit të këtij projekti prodhuesit privat shqiptar të energjisë elektrike do të kishin më shumë akses në tregjet europiane për të shitur energjinë. Italia është një pikë aksesi shumë i rëndësishëm për tu lidhur me tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Aktualisht Shqipëria ka linja transmetimi të energjisë elektrike  me Greqinë, Malin e Zi dhe atë të Maqedonisë. Kjo marrëveshje konsiderohet e rëndësishme për realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri si dhe vendosjen e ndërlidhjes së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali, si pjesë e Korridorit të 8-të energjitik.